Jonet, Lidhjet dhe komponimet Jonike

Ky applet ilustron disa mёsime tё Kimisё, qё lidhen me jonet, lidhjet jonike, komponimet jonike dhe tabelёn Periodike tё elementeve

Hyrje

Tё gjithё atomet janё elektrikisht neutralё, ndonёse janё tё pёrbёrё nga ngarkesa elektrike, grimca subatomike. Termat, gjendje e oksidimit dhe numri oksidimit, janё futur pё tё pёrshkruar kёtё "gjendje elektrike" tё atomit. Gjendja e e oksidimit dhe numri i oksidimit i njё atomi ose joni pёrcaktohet thjeshtё si shumё e ngarkesave eektrike pozitive dhe negative nё njv atom ose jon. Meqё cdo atom pёrmban numё tё njё njёjtё ngarkesah pozitive dhe negative, gjendja e oksidimit ose numri i oksidimit i cdo atomi ёshtё gjthnjё zero. Kjo ilustrohet thjeshtё duke shumuar ngarkesat e kundёrta tё atomeve siç tregohet nga shembulli i mёposhёm.

states_n_no_fig1.gif (2571 bytes) Vini re se, nё secilin nga rastet shuma e ngarkesave pozitive dhe negative ёshtё zero; kёsht qё gjendja e oksidimit e secilit atom ёshtё zero.

Komponimet Jonike
Tipi mё i thjshtё i reaksioneve, oksido - reduktim (tё çiftuar), janё ata qё ndodhin midis metaleve dhe jometaleve nga , Elementet Pёrfaqёsues. Kalimi i elektroneve nga njёri atom te tjetri i kёtyre elementeve resulton nё ndryshime drastike kёtyre elementeve. Kjo ёshtё pasojё e formimit tё joneve pёrbёrёs. Reaksioni midis Natriumit dhe klorit ёshtё njё shembull tipik. Elementi Natrium ёshtё njё metal i ngurtё i "butё", me njё ngjyrё gri-argjendi. Klori ёshtё njё gaz me ngjyrё tё gjelbёrt. Kur njё elekron i vetёm kalon nga atomi i natriumit te atomi i klorit, atomet e tyre transformohen nёpёrmjet nje reaksioni tё fuqishёm nё molekula tё njё substance krejt tjetёr, tё quajtur klorur natriumi, zakonisht e njohur si kripa e gjellёs -- njё kristalin i bardhё, i ngurtё i thyeshёm.

Kloruri i natriumit shfaq veti krejt tё dallueshme e tё ndryshme nga natriumi dhe klori. Ndryshimet qoftё tё vetive fizike qoftё tё vetive kimike, janё pasojё e formimit tё kationeve dhe anioneve nёpёrmjet procesit tё oksido-reduktimit, dhe si rezultat lind njё forcё e madhe tёrheqёse midis dy ngarkesave tё kundёrta tё kёtyre joneve. Kjo forcё tёrheqse quhet lidhje jonike, elektrostatike ose elektrovalente, dhe shёrben pёr ti mbajtur jonet e natriumit dhe klorit tё lidhur ngushtё nё njё rrjetё me simetri tё lartё ose rjeta kritaline ku alternohen ngarkesat pozitive me negative. Ky kompleks jonesh njihet si njё komponim jonik, dhe ёshtё ilustruar kёtu mё poshtё nё dy dimensione. Vini re se se si janё vendosur jonet e ngarkuar me shenja tё kundёrta.
ionic_compounds_fig1.gif (4535 bytes)

Formulat Jonike
Siç u tregua nё paragrafin e mёparshёm, tё gjithё komponimet jonike pёrbёhen nga njё raport i pёrcaktuar i kationeve dhe anioneve. Ky raport jonesh brenda komponimit jonik pёrcaktohet nga gjendja e oksidimit tё kationit dhe aninonit. Nё çdo komponim jonik, ngarkesa totale pozitive e kationeve duhet tё barazojё ngarkesёn totale negative tё anioneve, nё mёnyrё qё ngarkesa totale e komponimit tё jetё gjithmonё zero. Cdo komponim jonik mund tё pёrshkruhet nga njё formulё jonike (ose Formulё Empirike) e cila jep raportin mё tё thjeshtё tё numrave tё plotё tё joneve nё rjetёn kristaline tё formuar. Raporti mё i thjeshtuar i numrave tё plotё tё joneve tё natriumit dhe joneve tё klorit nё rjetёn kristaline tё joneve tё treguar mё lart ёshtё:
ionic_formulas_fig1.gif (1840 bytes)
Kёshtu, formula kimike pёr komponimin jonik klorur natriumi, " NaCl ".


Formula Njёsi Jonike
(Formula Empirike)
Natyra e çdo komponimi ionik mund tё pёrshkruhet nё mёnyrё tё pёrshtatёshme duke shkruar formulёn kimike, tё quajtur formula njёsi jonike ose Formula Empirike, e cila paraqet raportin mё tё thjeshtuar tё numrrave tё plotё tё metalit me jometalin brenda Rrejtёs strukturore tё komponentit. Ky shёnim pёrdor njё kombinim tё simboleve atomike dhe numrave tё plotё, qё shkruhen si indekse tё simboleve, pёr tё treguar raportin mё tё thjeshtuar tё numrave tё plotё tё joneve tё metalit dhe joneve tё jometalit nё komponimin e formuar.
Shembull:
simbolet atomike identifikojnё elementin
                            X Y2
indekset identifikojnё raportin e thjeshtё tё numrave tё plotё tё atomeve nё komponim. Me marrveshje indeksi, "1", nuk shkruhet.

Hapat e mёtejshёm japin njё udhёzim tё thjeshtё, bazuar nё konceptet e paraqitura mё lart, i cili u mundёson tё shkruani shpejt formulat korrekte tё komponimeve jonike tё formuara nga reaksionet oksido-reduktimi ku pёrfshihen metalet dhe jometalet.

(1) pёr çdo kombinim metal/jometal, shkruani simbolet e tyre bashkё me gjendjen e oksidimit of the tё joneve tё formuar.
Shembuj:    { shёnim: me marveshje, indeksi "1" nuk shkruhet }

                            Na+1 O-2            Al+3 F-1           Ca+2 O-2

(2) Test pё tё parё nёse komponimi jonik ёshtё neutral (numri i ngarkesave pozitive barazon numrin e ngarkesave negative) duke shtuar produkte tё: numrit tё oksidimit tё kationit dhe indeksin, dhe numrin e oksidimit tё aniont dhe indeksin.

[(numri i oksid. kationit x indeksin e kationit + (numri i oksid. i aninonit x indeksin e Anionit)] = 0


Nёse shuma ёshtё baraz me zero, komponimi ёshtё neutral.   Nёse nuk ёshtё, rriteni (oser zvogёojeni) indeksin e njerit nga tё dy elementet derisa formula e mёsipёrme tё japi 0 (komponimi neutral).
Psh, kombinimet metal/jometal tё pёrdorura nё lart janё listuar kёtu si komponime neutrale: 
                             Na2O                 AlF3                  Ca2O2

{Vini re: meqё komponimet jaё neutrale, ato nuk kanё njё ngarkesё qё i shoqёron.  Kuptohet se ngarkesa e tyre totatle ёshtё 0}.

Psh, merni kёtё komponim   Na2O2-2   ai ka njё ngarkesё totale qё e shoqёron, kёshtu qё nuk ёshtё neutral.  Kjo ёshtё pёr arsye tё indeksit tё gabuar!

(3) nёse duhet, reduktoni raportin e numrave tё plotё, Formula Empirike.
                               Shembull:    iconic_formula_unit_fig1.gif (1148 bytes)

Metalet (Elementet) Kalimtare:
Sjellja e Metaleve Kalimtare ёshtё e ngjashme me atё tё Metaleve Pёrfaqёsues . Ata po ashtu oksidohen nga jometalet, duke humbur elektronet e tyre pёr te jometalet dhe duke formuar pёrbёrёs jonikё. Megjithatё, shumё metale Kalimtarё shfaqin gjendje oksidimi tё shumёfishta, duke formuar katione me ngarkesa pozitive tё ndryshme. Kjo vjen si pasojё e faktit shumё Metale Kalimtare karakterizohen nga njё mbushje e pjesёshme e niveleve elektronike mё brenda shtresёs sё valencёs. Elektronet e kesaj shtrese me te brendshme nganjёherё mund tё sillen si elektronet e valencёs dhe largohen sё bashku me elektronet mё tё jashtёm gjatё oksidimit. Numri i elektroneve tё larguar varet nga kushtet nё tё cilat ndodhin reaksionet kimike. Kёshtu, shumё nga kёto metale shfaqin gjendjet e "oksidimit tё shumёfishtё", duke formuar katione me ngarkesa tё ndryshme.

Njё shembull tipik ёshtё hekuri. Nё varёsi tё kushteve tё reaksionit, hekuri mund tё formojё kation me njё "+2" ose "+3" ngarkesa, duke humbur pёrkatёsisht dy ose tre elektrone .  Numrat Romakё zakonisht pёrdoren pёr tё treguar gjendjen e valencёs tё elementeve kalimtare.  Jonet e hekurit (Fe+2 dhe Fe+3) mund tё tregohet duke shkruar Hekur (II) dhe Hekur (III) pёrkatёsisht.  Mangani, njё metal tjetёr kalimtar dhe njё shembull ekstrem , mund tё ekzistojё nё gjendjet e mёposhtme tё oksidimit: "+2, +3, +4, +6, and +7, duke humbur 2, 3, 4, 6, ose 7 elektrone, pёrkatёsisht. Meqё numri i elektroneve tё humbur nga metali varet nga shumё variabla (temperatura, sasia dhe natyre e jometalit, etj.), formula kimike ekzakte e komonimit jonik qё formohet nga metalet Kalimtare duhet tё pёrcaktohet eksperimentalisht. Raporti mё i thjeshtё i numrave tё plotё tё atomeve nё formulёn e nxjerrё mund tё pёrdoret pёr tё pёrcaktuar gjendjen e oksidimit tё Metaleve Kalimtare.


Pyetje e pёrgjithshme:  Si pёrftohet njё komponim jonik elektrikisht neutral?
Qёllimi:  Pёr njё jon pozitiv dhe njё jon negativ tё dhёnё, tё krijosh njё komponim jonik qё ёshtё elektrikisht neutral (ngarkesa totale 0). 

Pyetje specifike:
1)      Si pёrcaktohet ngarkesa e njё joni monatomik ose poliatomik?  (rishikim pёrcaktimesh).
2)      Si lidhen indekset me elementin? (shih Aktivitetin 1).

3)      Si ndikon indeksi i kationit apo anionit mbi ngarkesёn totale tё kationit (ngarkesa totale pozitive) ; opo anionit (ngarkesёn
      totale negative)? (Cila ёshtё lidhja midis indeksit dhe ngarkesёs sё jonit)? (shih Aktivitetin 2).
4)   Si kontribuojnё ngarkesat totale tё kationit dhe anionit te ngarkesa rezultante e krejt komponimit? (shih Aktivitetin 3).
5)      Lёnda nё vёllim duhet tё jetё neutrale.  Si pёrcaktohet formula e njё komponimi jonik?
      (rishiko tekstin e mёsipёrm dhe shih applet-in mё poshtё).

6)      Jep njё shembull pёr tё treguar pёrse ёshtё e rёndёsishme tё dish formulat e komponimeve jonike?


</COMMENT>No JDK 1.2 support for APPLET!!